Arsenali është ndalur nga West Ham United në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me anë të Gabriel Jesus, që u asistua prej Ben White.
Vetëm tre minuta kaluan nga goli i parë dhe Arsenali shënoi edhe të dytin, tani përmes Martin Odegaard, me Gabriel Martinellin që ishte asistuesi.
ØH THAT IS SPECIAL! 😍
⚒ 0-2 ⚫️ (10) pic.twitter.com/fCpsYzTeDt
— Arsenal (@Arsenal) April 16, 2023
Më pas filloi dominimi i Çekanëve, që shënuan dy gola.
Për 2-1 u përkujdes Said Benrahma, që realizoi nga penalltia dhe me këtë rezultat shkuan në pushimin mes pjesëve.
Në minutën e 52-të, Bukayo Saka dështoi të thellonte epërsinë e Topçinjve, kur dështoi nga pika e bardhë.
We're awarded a penalty – but Saka's spot-kick goes wide
⚒ 1-2 ⚫️ (52)
— Arsenal (@Arsenal) April 16, 2023
Tre minuta më vonë, Jarrod BoWen u asistua prej Thilo Kherer, për rezultatin 2-2.
Arsenali u mundua deri në fund që të merrte tri pikë, mirëpo Ëest Hami nuk lejoi dhe i ndanë pikët.
Pas javës së 31-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 74 pikë, katër më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak se ta, ndërsa në xhiron e 32-të do të përballen me Southamptonin. /Telegrafi/