Liverpooli dhe Arsenali i kanë ndarë pikët, pasi barazuan 2-2 – në derbin që u luajt në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premeir.
Pas vetëm tetë minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Gabriel Martinellit.
Kaluan 20 minuta lojë nga goli i parë, Arsenali e shënoi edhe të dytin, me Martinellin që ishte asistuesi, ndërsa Gabriel Jesus realizatori.
Por, The Reds u rikthyen në lojë me golin e Mohamed Salah, që u shënua në minutën e 42-të nga një asistim i Jordan Henderson.
Me kaq edhe përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën Liverpooli ishte më dominues.
Në minutën e 52-të, Salah pati rastin t’i barazonte shifrat në 2-2, por dështoi nga penalltia.
53' – Salah steps up and puts it wide.
🔴 [1-2] ⚫ #LIVARS https://t.co/BnhOvLtfbv
— Liverpool FC (@LFC) April 9, 2023
Gabimin e tij e përmirësoi Roberto Firmino që u inkuadrua në minutën e 78-të në lojë në vend të Fabinhos.
Duke pranuar një asistim nga Trent Alexander-Arnold, sulmuesi brazilian realizoi për 2-2 në minutën e 87-të.
YESSSSS!!!!!!!!!!! BOBBY LEVELS IT!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/9VgWv4KyBs
— Liverpool FC (@LFC) April 9, 2023
Pas javës së 30-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 73 pikë, ndërsa Liverpooli në të tetin me 44 sosh.
Në xhiron e 31-të, Arsenali do të ketë punë me West Hamin, ndërsa Liverpooli takohet me Leeds United. /Telegrafi/