Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Southamptoni, me dy gola të shënuara nga Danny Welbeck dhe het-trikun e Theo Walcott.
Skuadra e Arsene Wenger është treguar shumë e fortë përball Southamptoni, përkundër shumë ndryshimeve në formacionin titullar.
Arsenali e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë të ndeshjes, pasi shënoi tre gola duke përfunduar dilemën e fituesit, ndërsa në të dytën shtoi edhe dy tjerë.
Goli i parë erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë, teksa sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 22-të.
Topçinjtë shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Theo Walcott, i cili trefishoi epërsinë në minutën e 35-të pas asistimit të Welbeck, dhe me rezultat 3-0 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënoj edhe një gol me anë të Walcottit, i cili u tregua i saktë në minutën e 69-t pas asistimit të Alexis Sanchez.
Deri në fund të takimit, Arsenali pati edhe disa raste tjera për gol, por arriti të gjej vetëm edhe një me anë të Walcotti, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 85-t dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat 5-0, duke siguruar kështu kalimin tutje në 1\8-tën e finales të Kupës FA. /Telegrafi/
https://twitter.com/VineOfArsenal/status/825400290253926400
https://www.youtube.com/watch?v=rY7cNVG548E
https://www.youtube.com/watch?v=FTtV6CBIVH0&feature=youtu.be&a