Arsenali ka shfaqur interesim të befasishëm për sulmuesin brazilian të Evertonit, Richarlison.
Alexandre Lacazette do të jetë jashtë kontratës, ndërsa Pierre-Emerick Aubameynag është jashtë formës këtë sezon.
Vështirësitë në sulm me shënimin e golave kanë bërë që drejtuesit e klubit nga Emirates dhe trajneri Mikel Arteta të mendojnë për përforcime.
Sipas mediumit të njohur Fichajes, Arteta është i interesuar të sjellë brazilianin Richarlison në Emirates Stadium gjatë verës.
Richarlison shënoi kundër Arsenalit për Everton gjatë fitores 2-1 të hënën, pasi u anuluan dy gola për pozicion jashtë loje në fillim të ndeshjes.
Çdo lëvizje për Richarlison do të përfshinte shifra të mëdha parash, pasi ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm sulmues në skuadrën e Evertonit dhe Ligën Premier në përgjithësi. /Telegrafi/