Skuadra angleze Arsenal nuk dëshiron të ndalet duke transferuar futbollistë cilësorë.
Pasi kanë siguruar shërbimet e sulmuesit francez, Alexandre Lacazette, Arsenal kërkon edhe një sulmues nga Franca.
Talenti i Monacos, Thomas Lemar është objektivi primar për sulmin e ‘Topçinjve’.
Londinezët javë më parë kishin dërguar një ofertë prej 35 milionë euro në drejtim të Monacos që ishte refuzuar.
Tani mediat angleze raportojnë se Arsenal ka përmirësuar ofertën e tyre.
Ekipi i drejtuar nga Arsene Wenger ka ofruar 45 milionë euro për transferimin e Lemar në Londër.
Lemar ishte ndër lojtarët kyç të Monacos në fitimin e kampionatit francez. /Telegrafi/