Nicolas Pepe është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në afatin kalimtar veror.
Bayern Munich, Arsenal, Manchester United, Liverpool e Napoli janë skuadrat e mëdha evropiane që e duan lojtarin.
Pepe ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edicionin e kaluar ku në 38 ndeshje ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 11 asistime.
Kjo ka bërë që skuadra e tij Lille të kërkoj 80 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.
24-vjeçari ishte pranë transferimit te Napoli që kishte ofruar shumën e kërkuar nga Lille, por klubi italian nuk arriti t’i përmbush kërkesat financiare të lojtarit.
Arsenal have made a new move to sign Lille forward Nicolas Pepe, and are prepared to pay $89m [Report: @FabrizioRomano] pic.twitter.com/g2crhmsNM1
— B/R Football (@brfootball) July 27, 2019
Kjo ka bërë që në garë të futet Arsenali që ka ofruar 72 milionë funte apo 80 milionë euro për lojtarin.
Tani agjentët e lojtarit kanë udhëtuar drejt Anglisë për të biseduar me Arsenalin për kushtet personale.
Lille është e kënaqur me ofertën, krejt çfarë i mbetet Topçinjve është që t’i përmbushin kërkesat e lojtarit dhe Pepe do të transferohet në Londër. /Telegrafi/