Siç raporton Daily Star, mesfushori 23 vjeçar spanjoll është një objektiv madhor i Arsene Wenger për janar.
Për ta marrë atë nga Real Madridi, menaxheri francez është i gatshëm të ofrojë hiq më pak se 48 milionë euro.
Ish- futbollisti i Malagas është duke kërkuar një skuadër ku mund të luaj rregullisht për të mos e humbur thirrjen nga Spanja për Euro 2016.
Për Iscon shumë të interesuar janë edhe Juventusi dhe Chelsea. /Telegrafi/