Granit Xhaka ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij, pasi mbetet në dyshim për të vazhduar në Londër apo të transferohet në Romë.
Mesfushori shqiptar shkëlqeu në Kampionatin Evropian me Zvicrën dhe është bërë prioritet i Jose Mourinhos për ta transferuar te Roma.
Por oferta e Giallorosëve është larg nga ajo që kërkon Arsenali për ta lënë të lirë prishtinasin.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano sapo ka lajmëruar se Arsenali i ka ofruar një kontratë të re Xhakës.
Topçinjtë i kanë ofruar kontratë të re Xhakës deri në verën e vitit 2025, ku do të ketë edhe rritje page.
Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, oferta e Arsenalit është shumë më e mirë se ajo që i ka ofruar Roma.
Ndërkohë oferta e fundit e Romës në drejtim të Arsenalit për Xhakën ishte 12 milionë plus tre të tjera bonuse, ofertë që është refuzuar. /Telegrafi/
Arsenal are offering Granit Xhaka a new deal until June 2025 with an increased salary – more than what AS Roma are proposing in their contract bid. ⚪️🔴 #AFC
AS Roma last bid was €12m + €3m add ons, turned down. Arsenal are now confident to extend Xhaka contract soon.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2021