Arsenali ka refuzuar një ofertë fillestare prej dhjetë milionë nga Roma për Henrikh Mkhitaran, raporton Forza Roma.
Armeni iu bashkua skuadrës italiane në verën e vitit të kaluar në formë huazimi nga The Gunners.
Mkhitaryan ka bërë 13 paraqitje deri më tani në këtë sezon për Giallorossët, duke shënuar tre gola në Serie A.
Megjithëse Arsenali kundërshtoi ofertën e parë të Romës për anësorin, ata kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar negociatat për një transferim të përhershëm.
Mikel Arteta thuhet se nuk llogaritë në ish-anëtarin e Borussia Dortmundit dhe është i gatshëm ta shesë atë.
Arsenali thuhet se kërkon 25 milionë euro për kartonin e Mkhitaryanit. /Telegrafi/