Telegrafi

Arsenali refuzon ofertën e Manchester Cityt prej 50 milionë futen për Sanchezin

Sanchez dëshiron të largohet nga Arsenali

Arsenali i ka refuzuar 50 milionë funte nga Manchester City për Alexis Sanchezin.

Lajmi jepet nga Goal që shkruan se qytetarët kanë bërë ofertë për kilianin, ndërsa klubet zyrtarisht ishin në bisedime mes vete.

Për ta marr Sanchezin u folën edhe emra si Sergio Aguero dhe Reahem Sterlinfg, por siç duket Arsenali nuk po bindet.

Alexis ka marrëveshje personale me Cityn që para disa javësh, ndërsa u ka treguar edhe klubit se e dëshiron largimin.

Sulmuesi aktualisht gjendet në vendlindje, në Kili ku do të luajë më Kombëtaren dy ndeshje, kundër Paraguait dhe Bolivisë.

Për të ndërruar ekip Sanchez ka kohë deri të enjten në mesnatë./Telegrafi/