Mesut Ozil ka mundur të largohet nga Arsenali më 31 janar të këtij viti.
Në minutat e fundit të mbylljes së afatit kalimtar të janarit, një skuadër nga Lindja e Mesme kishte tentuar transferimin e Ozilit.
Sipas asaj që ka raportuar Mirror, një skuadër nga Katari emri i së cilës nuk është bërë publik ka bërë ofertë për mesfushorin turko-gjerman.
Arsenali ka qenë i interesuar ta shes lojtarin, por në fund e ka refuzuar ofertën e majme.
Arsyeja ka qenë se Topçinjtë nuk kishin kohë të mjaftueshme që ta zëvendësonin Ozilin me një lojtar tjetër.
Kësisoj sipas medias angleze, largimi i Ozilit në verë nga Arsenali duket i pashmangshëm.
Gjithsesi e ardhmja e turko-gjermanit mund të jetë edhe në Bundesliga ose Superligën e Turqisë, ku interesimet nga klubet nuk mungojnë. /Telegrafi/