Arsenali thuhet se është i interesuar që të transferojë Edon Zhegrovën nga Lille.
Reprezentuesi i Kosovës kaloi te kampioni në fuqi i Ligue 1 në janar nga Baseli, derisa po shfaq formë të mirë.
Paraqitjet e mira në ligën franceze, ka bërë që Arsenali të tentojë transferimin e Zhgerovës në afatin kalimtar veror, raporton Sunday Mirror.
Natyrisht se një ofertë mbi 15 milionë euro nga The Gunners do të bindte Lillen ta shiste lojtarin e Dardanëve.
Zhegrova natyrisht se do të ishte i gatshëm të bënte këtë hap gjigant në karrierë, duke luajtur për njërin ndër gjigantët e Ligës Premier.
Mbetet të shihet se a do të jenë bisedime të avancuara mes përfaqësuesve të lojtarit kosovar dhe klubit londinez. /Telegrafi/