Arsenali raportohet se është i gatshëm për të paguar çmimin që kërkohet për të transferuar sulmuesin Alexandre Lacazette.
Sipas raportimit të “Telegraph”, trajneri Arsene Wenger është pajtuar të paguajë 40 milionë euro për sulmuesin e Lyonit, pas takimit me përfaqësuesit e lojtarit dhe të klubit francez.
West Hami po ashtu raportohet se është në kërkim të francezit, por thuhet se lojtari ka refuzuar kalimin në Upton Park.