Lucas Paqueta është objektivi i ri i Arsenalit për repartin e mesfushës.
Mesfushori brazilian ka pasur një vit fantastik te Lyoni, ku ka qenë lojtari kryesor i gjigantit francez.
24-vjeçari zhvilloi 43 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë, derisa ai është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Dëshira e brazilianit është të transferohet në Ligën Premier, ku ai po kërkohet nga Arsenal dhe Newcastle United.
Mediumi francez Media Foot ka raportuar se Lyoni është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove, shumë që nuk përbën problem për Arsenalin.
Vet lojtari është duke kërkuar kalimin në Angli, derisa po i dëgjon ofertat e Topçinjve dhe ‘Laraskave’.
Largimi i tij nga Lyon duket i pashmangshëm, pasi reprezentuesi brazilian kërkon një aventurë në Angli. /Telegrafi/