Site icon Telegrafi

Arsenali po tenton ta transferojë Pellegrinin e Romës

Arsenal raportohet se ka kontaktuar Romën për transferimin e Lorenzo Pellegrinit, mirëpo Topçinjtë po rivalizohen për mesfushorin.

Skuadra londineze besohet se ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit, mirëpo që u duhet të paguajnë 30 milionë euro për ta transferuar atë në këtë verë.

22-vjeçari përveç që po kërkohet nga Arsenali, ai poashtu ka arritur të kapë interesimin edhe të skuadrave si, Tottenham Hotspur, Milanit dhe Interit.

Lorenzo Pellegrini (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Por, Roma thuhet se nuk është e nxituar ta shet Pellegrinin, pasi po tenton ta rris klauzolën e tij dhe mos ta shesë në vlerën e 30 milionë eurove.

Lexo po ashtu Pellegrini vështirë të arrihet, Interi rikthehet te pista Gundogan

Vlera e tanishme e mesfushorit është e vogël për skuadrat që janë të interesuara, mirëpo Arsenali mund ta has në disa probleme për t’i marrë shërbimet e tij.

Skuadra londineze ka dështuar në sezonin e kaluar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar ne vendin e pestë në Ligën e Kampionëve, andaj kjo mund të jetë arsyeja kryesore se përse Pellegrini mund ta refuzojë kalimin në Emirates. /Telegrafi/

Exit mobile version