Site icon Telegrafi

Arsenali po i prinë garës për nënshkrimin e Gyokeres

Arsenali është duke tentuar me çdo kusht transferimin e një sulmuesi për sezonin e ri.

Një nga emrat në listën e Topçinjve është sulmuesi suedez Viktor Gyokeres që ka shkëlqyer me Sportingun e Lisbonës në Portugali.

Lajmet e fundit në Portugali kanë raportuar se Arsenali është afër arritjes së një marrëveshjeje me Sporting CP për nënshkrimin e sulmuesit Viktor Gyokeres këtë verë.

Lexo po ashtu Tre sulmuesit që Arsenali i ka në listë për afatin kalimtar veror - njëri më i avantazhuar

Edhe pse Topçinjtë ishin të lidhur me Gyokeres për muaj të tërë, negociatat u ndalën për shkak të kërkesës së madhe prej 100 milionë eurosh të Sportingut.

Tani, Sporting thuhet se është i gatshëm të pranojë fillimisht një ofertë prej 90 milionë eurove, plus bonuset.

Lexo po ashtu Sporting Lisbona i cakton çmimin kartonit të Gyokeres, alarmohet Arsenali

Arsenali besohet se ka rënë dakord për këtë pasi ata janë të dëshpëruar për të nënshkruar një sulmues të ri për t’i bërë ata nga nënkampionët e Ligës Premier në fitues sezonin e ardhshëm.

Gyokeres, 26 vjeç, shënoi 29 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, gjë që ka sjellë interes nga klubet më të mira evropiane, përfshirë Arsenalin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version