Arsenali vazhdon të ketë probleme në mbrojtje edhe këtë edicion.
Gjiganti anglez synon që të përforcohet në janar, pasi kanë mbetur larg pritshmërie në Ligën Premier.
Emri i ri në listën e trajnerit Mikel Arteta është ai i mbrojtësit anglez, John Stones.
Mbrojtësi anglez nuk po luan shumë te Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe ai ka kërkuar larigmin.
Stones dëshiron që të luaj më shumë pasi qëllimi i tij është të rikthehet në Kombëtaren e Anglisë para evropianit të vitit 2021.
Sipas medieve angleze, Arsenali është gati të shpenzojë rreth 25 milionë euro për transferimin e anglezit.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe ish-skuadra e tij Everton. /Telegrafi/