Youri Tielemans pritet të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori belg prej kohësh kërkohet nga Arsenali, por negociatat mes dy klubeve kanë përparuar jashtëzakonisht shumë.
Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se Topçinjtë do të nënshkruajnë me belgun gjatë këtij afati kalimtar veror dhe tanimë bisedimet mes palëve kanë përparuar.
25-vjeçari raportoet se ka pranuar transferimin në Londër pas tre viteve të kaluara te Leicester City.
Kontrata e mesfushorit belg me ‘Dhelprat’ skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi bardhekaltër nuk dëshiron ta humbas me parametra zero.
Transferimi i mesfushorit belg në Emirates Stadium pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 40 milionë euro.
Tielemans ka treguar formë të lartë edicionin e fundit ku në 50 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.
Kujtojmë që ditë më parë Arsenali kompletoi edhe transferimin e mesfushorit portugez Fabio Vieira nga Porto për 40 milionë euro. /Telegrafi/