Arsenali thuhet se po tenton ta transferojë Thomas Lemarin nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të janarit.
Anësori francez ka dështuar të përshtatet në strategjinë e Diego Simeones dhe pritet të largohet në muajin e ardhshëm nga Wanda Metropolitano.
ESPN raporton se 24-vjeçari ka zgjuar interesimin e The Gunners që janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Atletico kishte paguar 70 milionë euro në vitin 2018 për transferimin e tij nga Monaco, por që duket se ata janë të gatshëm ta largojnë lojtarin.
Lemar ka zhvilluar 64 paraqitje në të gjitha garat për Los Rijoblancos, ka shënuar vetëm tri gola dhe ka realizuar gjashtë asistime. /Telegrafi/