Telegrafi

Arsenali po bëhet gati ta mirëpres transferimin e ri – aeroplani i tij është nisur për në Londër

Jakub Kiwior është parë në aeroport teksa përgatitet të fluturojë për në Londër për të nënshkruar me Arsenalin.

Dje u raportua se Topçinjtë janë në prag të një transferimi për mbrojtësin ndërkombëtar polak.

Mikel Arteta është i dëshpëruar për të forcuar pozitën e liderit të Ligës Premier me shtesa të reja këtë muaj.

Dhe ata janë të vendosur për të shpenzuar para përsëri, pavarësisht se kanë shpenzuar tashmë 35 milionë euro për Leandro Trossard.

Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh me klubin italian Spezia për 22-vjeçarin Kiwior.

Dhe Gianluca Di Marzio tani ka publikuar një video që tregon yllin që mbërrin në aeroportin e Pizës këtë mëngjes për të shkuar në Angli.

Ai tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën me skuadrën e Londrës së Veriut. /Telegrafi/