Telegrafi

Arsenali planifikon të intensifikojë bisedimet për Insignen

Lorenzo Insigne (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Arsenali po planifikon të intensifikojë bisedimet e tyre në muajin e ardhshëm për sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Reprezentuesi i Italisë thuhet se i është ofruar Arsenalit në ditët e fundit nga agjenti i njohur Mino Raiola.

Sipas mediumit Radio Kiss Kiss, klubi londinez dëshiron të hap negociatat me Napolin për të mësuar tarifën e transferimit për Insignen.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në Serie A - Nga Donnarumma te Koulibaly, Ronaldo e Icardi

Planet janë duke u përgatitur për të hapur bisedime zyrtare kur të dy klubet të takohen në Ligën e Evropës më 11 prill për ndeshjen e parë çerekfinale të tyre.

Çdo marrëveshje për Insigne do të varet nga Arsenali të cilët duhet të mbledhin para nga shitja e lojtarëve gjatë verës.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/