Zyrtarët e Arsenalit planifikojnë të largojnë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës në mënyrë që të sigurojnë fonde të mjaftueshme për blerjen e futbollistëve të rinj.
E përditshmja britanike “Mirror” shkruan se londinezët shpresojnë të rrisin financat e veta duke shitur lojtarët si Mohamed Elneny dhe Calum Chambers.
Gjithashtu raportohet se mund të shitet edhe mbrojtësi shqiptar i Gunners, i cili u transferua nga Valencia, Shkodran Mustafi.
Edhe me portierin Petr Cech dëshirojnë të përfitojnë si dhe Danny Welbeckun, Stephan Lichtsteinerin, Carl Jenkinsonin dhe Nacho Monrealin duan t’i largojnë para se t;iu përfundojnë kontratat e tyre.
Megjithatë, një sezon tjetër jashtë Ligës së Kampionëve do të ishte një goditje e madhe financiare dhe do të kishte një ndikim të madh në transferimin e lojtarëve të rinj.
Ndryshe, Arsenali aktualisht është zonës që e dërgon në ligën elitare evropiane për klube. /Telegrafi/