Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka përfunduar si një objektiv befasues i Arsenalit për afatin kalimtar të verës.
Paraqitjet e mira të Phil Foden kanë shkurtuar kohën e lojës së Sterling këtë vit te City, duke bërë të mundur që Pep Guardiola të konsiderojë shitjen e anglezit.
Megjithatë, interesimi i klubeve për Sterlingun nuk mungon dhe tashmë ka edhe klube angleze që e duan sulmuesin anësor.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, Arsenali po planifikon një ofertë shokuese për anglezin e Manchester Cityt.
This would be a surprise#AFC https://t.co/urOcEQMOQg
— Arsenal FC News (@ArsenalFC_fl) May 29, 2021
Topçinjtë janë të etur për të shtuar yje në skuadër pas një sezoni të tmerrshëm dhe City mund të jetë i gatshëm të shesë edhe tek ky klub rival.
Transferimi i Sterlingut nuk do të jetë i lehtë në këtë moment – veçanërisht pasi Real Madrid dhe Barcelona kanë treguar interes afatgjatë për lojtarin. /Telegrafi/