Telegrafi

Arsenali planifikon një lëvizje gjatë janarit për Rabiotin

Arsenali po planifikon bisedime me Juventusin për disponueshmërinë e mesfushorit francez, Adrien Rabiot.

Topçinjtë bënë një përpjekje për Rabiot sezonin e kaluar para se mesfushori të largohej nga PSG për Juve në një transferim të lirë.

Megjithatë, sipas mediumit Foot Mercato, Topçinjtë po ringjallin interesin e tyre.

Lexo po ashtu Rabiot nuk është në planet e Sarrit, në janar largimi nga Juventusi

Interesimi i klubit londinez vjen duke e ditur që Rabiot ka luftuar për futboll të rregullt këtë sezon nën urdhrat e trajnerin Maurizio Sarri .

Me mbështetjen e menaxherit të ri Mikel Arteta, Arsenali po ruan një qasje ndaj Juventusit për marrjen e Rabiot në huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Lexo po ashtu Juventusi nuk e do largimin e Rabiotit si i huazuar

Arteta, një ish-lojtar i PSG-së, ndjen se stili i lojës së Rabiot do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit që ai po e shtyn në luaj me skuadrën e tij të re.

Juventusi u raportua se nuk është i interesuar të lejoj largimin e francezit në huazim, por gjatë janarit mund të ndryshoj situata. /Telegrafi/