Site icon Telegrafi

Arsenali planifikon gjashtë shitje për të financuar katër blerje të mëdha

Klubi anglez, Arsenali është i vendosur për një ndryshim të madh në afatin kalimtar të verës, pavarësisht një sezoni mbresëlënës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë në krye të Ligës Premier, me trajnerin Mikel Arteta duke marrë më të mirën nga lojtarët e tij.

Megjithatë, Arteta do të vazhdojë me revolucionin e tij gjatë verës, pasi ai kërkon të sfidojë për më shumë trofe në Angli dhe Evropë.

Sipas mediumit The Times, Arteta është i lumtur të shesë deri në gjashtë lojtarë pasi ai shpreson të financojë katër transferime të ardhshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Declan Rice dhe Moises Caicedo janë dy nga ata që Arsenali dëshiron të nënshkruajë në mesfushë.

Përmenden gjithashtu sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, mbrojtësi i Real Valladolid, Ivan Fresneda dhe mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries.

Në anën tjetër, lojtarët që mund të shiten nga Topçinjtë janë Kieran Tierney, Albert Sambi Lokonga, Nuno Tavares, Emile Smith Rowe dhe Folarin Balogun. /Telegrafi/

Exit mobile version