Arsenali ka pësuar humbje kundër Crystal Palace me rezultat të pastër 3:0.
Kjo ka bërë që shumica e lojtarëve të Gunnersave ‘të ngelin’ duke u vlerësua me nota të ulëta.
Megjithatë, mesfushori shqiptar u vlerësua më së larti me notën 7.3 ndërsa Shkodran Mustafi ishte futbollisti i dytë më i mirë te Arsenali, transmeton Telegrafi.
Te Crystal Palace ishte Wilfred Zaha, e cila morri notën 9.6 që ishte më e lartë në këtë takim.
Pas kësaj, Arsenal mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, përkatësisht ka shtatë pikë më pak se ekipi i vendit të katërt Manchester City, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Crystal Palace
Arsenal