Telegrafi

Arsenali përpiqet ta shesë, por Mustafi dëshiron të luftojë për vendin e tij

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Arsenali është duke u përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që ta shesë Shkodran Mustafin gjatë kësaj vere, edhe pse mbrojtësi shqiptar e ka përsëritur vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij.

Fituesi i Kupës së Botës nuk i ka plotësuar pritshmëritë në Emirates që nga transferimi nga Valencia në vitin 2016 për 41 milionë euro.

Ndërsa pas disa gabimeve në sezonin që lamë pas, është raportuar se Unai Emery e ka humbur besimin tek ai, derisa tifozët e kanë fishkëllyer në disa raste, ndërsa së fundmi kjo i ndodhi në ndeshjen miqësore kundër Lyonit.

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Monaco është klubi që e kërkon Mustafin, mirëpo ekziston një problem: ai nuk dëshiron të largohet. Sipas BBC Sport, 27-vjeçari beson se akoma ka të ardhme me Topçinjtë dhe është i vendosur ta dëshmojë veten.

Sidoqoftë, Arsenali po i vazhdon bisedimet me disa klube për largimin e mbrojtësit, madje edhe në formë huazimi. Ndryshe, Mustafi ka kontratë me klubin nga Emirates deri në vitin 2021. /Telegrafi/