Telegrafi

Arsenali përgatit transferimin e Jarrod Bowen

Klubi anglez, Arsenali thuhet se po përgatit një lëvizje për sulmuesin e gjithanshëm të Ëest Ham Unitedit, Jarrod Bowen.

Pas nënshkrimit me Gabriel Jesus nga Manchester City, menaxheri i Topçinjve, Mikel Arteta nuk po kërkon të ndalet me kaq dhe ende shpreson të shtojë përforcime të tjera në vijën e sulmit.

Sipas faqen Football.London, spanjolli ka etiketuar tashmë yllin e ardhshëm që mund t’i bashkohet sulmit të skuadrës nga Emirates.

Bowen i West Hamit mund të jetë i radhës që transferohet në veri të Londrës, pasi Topçinjtë morën një shtytje në ndjekjen e tyre për reprezentuesin anglez.

E gjithë, kjo thuhet se vjen pasi Çekanët janë duke ndjekur sulmuesin e Rennes , Martin Terrier dhe tashmë janë përforcuar me Gianluca Scamacca nga Sassuolo.

Francezi i vlerësuar shumë mund të renditet si pasardhësi i Bowen nëse ai largohet nga Londra, pas një tjetër sezoni mbresëlënës në të cilin ai regjistroi 17 gola dhe 13 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Arsenali po shikon Bowen pasi humbi garën për ish-sulmuesin e Leeds United, Raphinha, i cili u transferua te Barcelona. /Telegrafi/