Telegrafi

Arsenali përgatit shitjen e Lacazette te Atletico Madridi

Klubi anglez, Arsenali po përgatitet të shesë sulmuesin francez, Alexandre Lacazette te Atletico Madrid.

Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se është afër të nënshkruaj kontratë të re me klubin londinez pas triumfit në Kupën FA dhe ky rinovim si duket do ta largoj Lacazetten nga Emirates.

Sipas mediumit të njohur Star Daily, Lacazette thuhet se është vendosur për t’u bashkuar me Atletico Madridin këtë verë.

Lexo po ashtu Lacazette e dëshiron largimin nga Arsenali, Atletico i qëndron afër

Lacazette u bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2017 nga Lyon, por shpesh ka qenë në bankën rezervë që nga ardhja e trajnerit Mikel Arteta në klub në dhjetor.

Dhe nëse Aubameyang nënshkruan kontratë të re në javët e ardhshme, 29-vjeçari francez mund të transferohej në Spanjë dhe të bashkohej me skuadrën e Diego Simeones për 30 milionë euro.

Raporti detajon se sulmuesi francez pothuajse u bashkua me Atletico në vitin 2017, përpara se skuadra spanjolle të goditej me një ndalim transferimesh nga FIFA.

Lacazette gjithashtu raportohet se nuk është i lumtur me trajnerin Arteta, i cili ka përqendruar planet e tij të sulmit rreth Aubameyang. /Telegrafi/