Site icon Telegrafi

Arsenali perfekt, marrin fitoren e pestë në po aq ndeshje dhe vazhdojnë kryesimin në Angli

Arsenali vazhdon rrugëtimin fantastik në sezonin e ri në Ligën Premier, teksa ka marrë fitoren e pestë radhazi.

Topçinjtë kanë mposhtur para tifozëve të vet Aston Villën me rezultat të ngushtë 2-1.

U desh të kalonin 30 minuta lojë për të parë golin e parë në ndeshje, i cili u realizua nga ylli kryesor i Arsenalit, Gabriel Jesus për 1-0.

Përkundër rasteve të tjera, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë dhe me shumë raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.

Të parët që realizuan në pjesën e dytë ishin mysafirët, ku mesfushori brazilian Douglas Luiz barazoi rezultatin në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 74-të.

Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta, pasi londinezët e rikthyen epërsinë e tyre.

Bukayo Saka asistoi për mrekulli te Gabriel Martinelli i cili shënoi për ta rikthyer epërsinë e Arsenalit 2-1.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Arsenali mori një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Ligën Premier.

Pas pesë xhirove në Angli, Arsenali është lider me 15 pikë, derisa Aston Villa mbetet e parafundit në tabelë me vetëm tri pikë.

Ndeshja e radhës për Arsenalin do të jetë tejet e vështirë, pasi do të luajnë në udhëtim te rivali i vjetër Manchester United, derisa Aston Villa e pret Manchester Cityn. /Telegrafi/

Exit mobile version