Site icon Telegrafi

Arsenali pas Ezes, anglezi mund të bëhet transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Topçinjve

Eberechi Eze pritet të largohet nga Crystal Palace gjatë afatit kalimtar të verës pas një sezoni fantastik.

Grumbullimi nga Kombëtarja e Anglisë për Euro 2024, ka bërë që Eze të futet në listën e dëshirave të top klubeve angleze.

Chelsea, Man Utd, Man City dhe Arsenal janë skuadrat që janë vënë pas tij, por Topçinjtë po shihen si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Tre top klube angleze pas Eberechi Ezes, Crystal Palace i trondit me çmimin e kërkuar

25-vjeçari ka pranuar se dëshiron të largohet nga Crystal Palace pas Euro 2024 për ta bërë një hap para në karrierë.

Arsenali ka filluar tanimë kontaktet me rivalët lokal dhe i është bërë e qartë se duhet të paguajnë 70 milionë euro për ta transferuar mesfushorin anglez.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Eze do të bëhej transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, pasi para tij janë Kai Havertz, Nicolas Pepe dhe Declan Rice. /Telegrafi/

Exit mobile version