Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke shqyrtuar mundësinë e një blerje të dyfishtë nga skuadra e Borussia Dortmund.
Marco Reus dhe Christian Pulisic janë emra që shihen si zëvendësues ideal të dyshes Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, që mund të largohen.
Në krahun tjetër Alexis Sanchez kërkohet me ngulm nga skuadrat kineze dhe për mos u larguar kiliani ka kërkuar 200 mijë funte në javë për të qëndruar në veri të Londrës.
Dyshja Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë në dyshim të madh për të ardhmen e tyre nëse do të qëndrojnë apo do të largohen përfundimisht nga skuadra e Arsenalit.
Negociatat për rinovim me dy lojtarët në fjalë kanë ngecur ndërsa klubi londinez së fundmi është duke u interesuar për dy lojtarët e Dortmundit.