Arsenali thuhet se ka dalë përpara Chelseat në betejën për të fituar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Paris Saint-Germain, Layvin Kurzaëa.
Kurzawa ka luajtur pak nën urdhrat e Unai Emeryt këtë sezon, me spanjollin që ka preferuar më shumë Yuri Berchichen.
Kjo situatë e krijuar në Parc des Princes e ka lënduar futbollistin dhe tani po mendon largimin pas përfundimit të sezonit, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara.
Gjigantët e Ligës Premier janë ndër ato skuadra që duan shërbimet e francezit Kurzaëa, por tani duket se ka një favorit për nënshkrimin e tij.
Sipas mediumit RMC Sport, Blutë ishin kandidatë kryesorë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë, pavarësisht se kishin Marcos Alonson dhe Emerson Palmierin në radhët e tyre.
Por, Arsenali thuhet se e ka kapërcyer skuadrën e Antonio Contes, pasi po kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për 32-vjeçarin Nacho Monreal.
Arsenali është i etur për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe e ka identifikuar Kurzawan si një prioritet të lartë në afatin kalimtar.
Manchester United gjithashtu është lidhur me yllin e PSG-së, me Luke Shaw që është duke kërkuar që të largohet nga Old Trafford këtë verë. /Telegrafi/