Është raportuar gjerësisht se Barcelona synon të nënshkruajë një mesfushori mbrojtës të ri verën e ardhshme, veçanërisht një opsion më të ri që mund të veprojë si një pasardhës natyror i Oriol Romeu. Në listën e tyre është edhe Arthur Vermeeren, i cili tashmë ka luajtur kundër katalanasve këtë sezon për Royal Antwerp në Ligën e Kamponëve.
Vermeeren konsiderohet të jetë një i ri yll dhe Barcelona ka raporte shumë të mira për të, pasi e ka parë personalisht në disa raste.
Fatkeqësisht për kampionët në fuqi të La Liga-s, ata nuk janë skuadra e vetme e interesuar për nënshkrimin e 18-vjeçarit Vermeeren.
Sipas mediumit The Express, Arsenali gjithashtu dëshiron Vermeeren dhe thuhet se ka kaluar përpara Barcelonës në garën për nënshkrimin e tij verën e ardhshme.
Besohet se një tarifë prej 20 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme për skuadrën e Ligës Premier për të marrë lojtarin e tyre.
Barcelona mund të jetë në gjendje ta përballojë këtë nëse situata e tyre financiare përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm, por besohet se ata kanë lëvizur më shumë drejt synimit të Gabriel Moscardo. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata. /Telegrafi/