Telegrafi

Arsenali paguan klauzolën e mesfushorit Fabio Vieira te Porto

Arsenali ka arritur marrëveshje me Porton për të nënshkruar me mesfushorin Fabio Vieira.

Topçinjtë kanë konfirmuar tashmë nënshkrimin e Marquinhos nga klubi brazilian Sao Paulo, ndërsa më parë kishin konfirmuar ardhjen e portierit Matt Turner.

Këto marrëveshje thuhet se i kanë kushtuar Arsenalit një shumë të kombinuar prej rreth 10 milionë euro. Pas përfundimit të dy marrëveshjeve të lira, gjigantët e Londrës Veriore kanë kthyer vëmendjen e tyre në mesfushë.

Arsenali ka rënë dakord të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e Vieiras me Porton.

Mesfushori do t’i kushtojë klubit të Ligës Premier një shumë prej 40 milionë euro.

Mësohet se mes dy klubeve ka një marrëveshje të plotë për transferimin e 22-vjeçarit.

Vieira gjithashtu është paralajmëruar të udhëtojë në Londër në orët e ardhshme për të përfunduar transferimin e tij në Arsenal.

Ai ka bërë 76 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 18 asistime në këtë proces./Telegrafi/