Telegrafi

Arsenali pa nëntë lojtarë ndaj West Hamit

Arsenali do të ballafaqohet me një varg mungesash për duelin ndaj West Hamit.

Udhëtimi në stadiumin e Ëest Hamit nuk do të jetë aspak i lehtë për Arsenalin në mesin e shumëë mungesave.

Per Mertesacker, Chub Akpom, Hector Bellerin, Santi Cazorla, Mathieu Debuchy, Mohamd Elneny, Danny Welbeck, Yaya Sanogo mungojnë të gjithë për shkak të dëmtimeve fizike.

Edhe Giroud është në dyshim, por ai pritet që të inkuadroht në pjesë të dytë nëse e fiton luftën me kohën për këtë takim.

Te vendasit do të mungojnë Carroll, Sakho, Byram dhe Tore, kurse Oxford, Antonio dhe Cresswell janë në dyshim.

Arsenali do ta kërkojë fitoren në këtë takim edhe pse do të jetë e vështirë pasi vendasit do të kërkojnë pikët e plota. /Telegrafi/