Jack Wilshere mund të mbetet te Arsenali, pasi klubi i ka ofrua rinovim të kontratës që i skadon në qershor të këtij viti.
Por ajo që bën bujë në mediat angleze është se atij i është ofruar ofruar një pagë më e vogël se sa që e merr aktualisht.
Oferta për lojtarin është një pagë javore prej 80,000 funte, ndërsa aktualen e ka 100,000 funte (112 mijë euro) në javë.
Por me bonuse edhe me kontratën e re lojtari mund ta arrijë pagën aktuale që e ka.
Klubi rrezikon ta humb lojtarin me parametra zero, ndërsa forma e tij këtë edicion është shumë e mirë.
Më formën aktuale ai mund të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër që do të ofronte më shumë, shkaku se do të vinte si lojtar i lirë.
Arsenali rrezikon t’i humbasë edhe yjet e ekipit si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. /Telegrafi/