Telegrafi

Arsenali ofron kartonin e Nketiah për transferimin e yllit që shkëlqeu me Anglinë në Euro 2024

Arsenali raportohet se ka shprehur gatishmërinë që ta përdor Eddie Nketiah si një ndihmesë në transferimin e Marc Guehit.

‘Topçinjtë’, së bashku me disa klube rivalë në Ligën Premier, kanë monitoruar tash e sa kohë Guehin sidomos pas paraqitjeve të tij fantastike për Anglinë në Euro 2024.

Liverpooli dhe Manchester United gjithashtu raportohet se kanë dërguar skautët për ta përcjellur atë nga afër në Gjermani.

Mikel Arteta është i etur që ta përforcojë mbrojtjen e tij këtë verë dhe ka identifikuar tashmë 24-vjeçarin si një objektiv kryesor.

Lexo po ashtu Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Sidoqoftë, Arsenali duhet të krijojë një balanc financiar dhe po eksplorojnë mënyrë të ndryshme për të zbritur çmimin prej 70 milionë eurosh që po kërkon Crystal Palace.

Nketiah i cili po konsiderohet një tepricë në ‘Emirates’, mund të përfshihet në një marrëveshje të mundshme me para plus lojtar, sipas Daily Express.

Palace ka shprehur interesim për 25-vjeçarin dhe do ta mirëprisnin atë në ‘Selhurst Park’. Përkundër faktit që familja dhe miqtë tij jetojnë në Londër, e ardhmja e Nketiah mbetet e pasigurt.

Drejtuesit e Crystalit nuk janë me nxitim për të vendosur të ardhmen e Guehit. Ai ishte transferuar tek Palace në vitin 2021 nga Chelsea me këtë të fundit që mban një përqindje nga shitja e tij./Telegrafi/