Telegrafi

Arsenali ofron 70 milionë funte për dyshen portugeze të Sportingut

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 24: (R) Mesut Ozil celerbates scoring the 3rd Arsenal goal with (L) Shkodran Mustafi and (2ndL) Granit Xhaka during the Premier League match between Arsenal and Chelsea at Emirates Stadium on September 24, 2016 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Dyshja e talentuar e skuadrës portugeze, Sporting CP, Gelson Martins dhe William Carvalho janë dy objektivat e mëdha të Arsenalit.

Sipas mediumit iberik A Bola, Arsenali po përgatitet të nisë një ofertë të kombinuar prej 70 milionë funtesh për dyshen Martins dhe Carvalho.

Lexo po ashtu Revolucion në sulmin e Arsenalit, dy hyrje dhe dy në ikje

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të ofroj një shifër të lartë për anësorin Martins, 22 vjeç dhe mesfushorin me tipare mbrojtëse, Carvalho, 25 vjeç, pasi londinezët përballen me të paktën një sezon pa futbollin e Ligës së Kampionëve.

Transferimi i dyshes portugeze do të ndiqte mbrojtësin Sead Kolasinac te Emiratet pas transferimit falas të reprezentuesit boshnjak nga Schalke.

Martins shënoi shtatë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, ndërsa Carvalho përkundër rolit të tij defensivë kontribuoi me dy gola. /Telegrafi/

Martins në të majtë dhe Carvalho në djathtë