Dyshja e talentuar e skuadrës portugeze, Sporting CP, Gelson Martins dhe William Carvalho janë dy objektivat e mëdha të Arsenalit.
Sipas mediumit iberik A Bola, Arsenali po përgatitet të nisë një ofertë të kombinuar prej 70 milionë funtesh për dyshen Martins dhe Carvalho.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të ofroj një shifër të lartë për anësorin Martins, 22 vjeç dhe mesfushorin me tipare mbrojtëse, Carvalho, 25 vjeç, pasi londinezët përballen me të paktën një sezon pa futbollin e Ligës së Kampionëve.
Transferimi i dyshes portugeze do të ndiqte mbrojtësin Sead Kolasinac te Emiratet pas transferimit falas të reprezentuesit boshnjak nga Schalke.
Martins shënoi shtatë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, ndërsa Carvalho përkundër rolit të tij defensivë kontribuoi me dy gola. /Telegrafi/