Arsenali po dëshiron të përforcohet për edicionin e ri në repartin defensivë.
Emri më i përfolur tek skuadra londienze është ai i mbrojtësit anglez Ben White.
Qendërmbrojtësi anglez ka pasur një vit të jashtëzakonisht të mirë me Brightonin në Ligën Premier dhe është bërë prioritet i Arsenalit për repartin defensivë.
Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta sjellin atë në ‘Emirates Stadium’.
Sky Sports ka raportuar se londinezët kanë ofruar 50 milionë euro te Brighton për transferimin e White.
23-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Arsenalit pasi do të kishte një vend të sigurt në formacionin titullar.
Vlen të përmendet se në garë për transferimin e anglezit mbetet edhe Manchester United, por Arsenali duket se është pranë mbylljes së marrëveshjes. /Telegrafi/