Arsenali raportohet se ka bërë ofertën e parë në drejtim të Crystal Palace për sulmuesin anësor, Wilfried Zaha.
26-vjeçari anglez ka shijuar sezonin e tij më të fortë deri më tani, duke shënuar 10 gola në 34 ndeshje në ligës.
Paraqitjet e tij brilante kanë bërë që Zaha të bie në radarin e klubeve të mëdha, ndër to edhe Arsenali, që do shërbimet e tij.
Është trajneri spanjoll, Unai Emery që e pëlqen shumë lojtarin dhe kërkon me ngulm transferimin e tij në Emirates.
Sipas mediumit Sky Sports, Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë funtesh apo 45 milionë eurove për sulmuesin e Crystal Palacet.
Megjithatë, ‘Shqiponjat’ thuhet se kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë ndërkombëtar. /Telegrafi/