Arsenal ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.
Por skuadra londineze nuk dëshiron t’i përsëritet ky gabim vitin tjetër dhe dëshiron përforcime të mëdha.
Emri kryesor për fazën ofensive është sulmuesi francez, Alexandre Lacazette.
26-vjeçari ka kaluar një stinor të mrekullueshëm në Ligue 1 me fanellën e Lyonit duke shënuar gola të shumtë.
Në 30 ndeshje në elitën e futbollit francez, Lacazette ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar tre asistime.
Gjithsesi ai ka edhe 15 gola të tjerë në garat tjera me Lyonin.
Arsenal është i gatshëm të shpenzojë rreth 65 milionë funte për transferimin e tij në Londër.
Mbetet të shihet nëse Lyon do të pranojë ofertën e ‘topçinjve’ pasi në garë për të janë edhe Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/