Telegrafi

Arsenali me ofertë të lartë për transferimin e turkut Caglar Soyuncu

Skuadra angleze Arsenal po dëshiron ta përforcojë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të verës.

Kësisoj skuadra e drejtuar nga trajneri francez Arsene Wenger po shikon tregun për një qendërmbrojtës.

Objektivi kryesor për klubin londinez mbetet mbrojtësi turk i Freiburgut, Caglar Soyuncu.

Madje mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se dy klubet kanë pasur edhe takime mes vete për turkun.

Caglar Soyuncu gjatë një ndeshje me Turqinë

Besohet se Arsenali tani ka ofruar një shumë të lartë prej 40 milionë euro.

Marrëveshja mes dy klubeve duket afër, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet para kampionatit botëror.

21-vjeçari ka dy vite që po shkëlqen në elitën e futbollit gjerman me Freiburgun.

Në 21 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Freiburgut, Soyuncu ka arritur të shënoj edhe një gol. /Telegrafi/