Gjiganti anglez, Arsenal është duke tentuar me çdo kusht transferimin e Alexandre Lacazettes.
Sulmuesi francez, ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën e klubit të tij Lyon.
Oferta e parë e Arsenalit prej 50 milionë funteve është refuzuar nga gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës.
Por tani ‘Topçinjtë’ kanë përgatitur një ofertë më të lartë për reprezentuesin francez.
E përditshmja franceze L’Equipe, ka raportuar se Arsenal ka ofruar 60 milionë funte për transferimin e Lacazettes.
Insistimin më të madh për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm në Londër është duke e bërë Arsene Wenger. /Telegrafi/