Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka tallur përpjekjet e Arsenalit për transferimin e Karim Benzemas, duke refuzuar ofertën e tyre.
Sulmuesi francez është që një kohë të gjatë në radarin e klubit londinez me trajneri Arsene Wenger që e preferon shumë për sulmin e tij.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle oferta e bërë në drejtim të tij është refuzuar nga drejtuesit e klubit mbretëror.
Sipas mediumit Diario Gol, Topçinjtë thuhet se kanë ofruar 40 milionë funte apo rreth 45 milionë euro për sulmuesin francez, pasi duan ta transferojnë gjatë janarit.
Por, ky medium thekson se oferta është pak më poshtë vlerësimit të Perezit për sulmuesit francez dhe u hodh poshtë menjëherë duke u tallur me këtë ofertë.
Benzema ka ngritur formën në ndeshjet e fundit, pasi në fillim sezoni pati paraqitje të dobëta.
Ai shënoi vetëm dy herë në 13 ndeshjet e tij të para dhe madje dy golat tij kundër APOEL-it në Ligën e Kampioneve të martën kanë bërë pak për të hequr presionin.
29-vjeçari është pjesë e skuadrës nga Bernabeu që tetë vite dhe tani besohet të jetë i gatshëm të largohet, duke shkaktuar interesin afatgjatë të Interesit të Arsenalit. /Telegrafi/