Telegrafi

Arsenali ofertë për Amadou Onanan e Evertonit

Arsenali është i interesuar për mesfushorin e Everton, Amadou Onana.

Lojtari pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe e sheh belgun një afrim me peshë për mesin e fushës.

E ardhmja e futbollistit varet nga qëndrimi apo jo në kategorinë më të lartë të futbolli anglez i klubit nga Liverpooli.

Evertoni kërkon një shifër jo më të vogël se 60 deri në 70 milionë euro.

Ky është sezoni i parë i Onana në Ligën  Premier, ndërkohe që ka luajtur me Lille në Francë dhe Hamburgun në elitën gjermane.

Kontrata e 27-vjeçarit skadon në 2027, por agjenti lojtarit po kërkon një klub të favorshëm për lojtarin e tij. /Telegrafi/