Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Wolverhampton Wanderers, i treti radhazi në Ligën Premier.
Ishte një lojë me raste nga të dy anët, ndërsa mysafirët befasuan me lojën e mirë dhe në fund arritën të marrin një pikë nga Emirates.
Ishte Raul Jimenez ai që asistoi te Ivan Cavaleiro në minutën e 13-të për t’i dhënë mysafirëve epërsinë.
Në minutën e 22-të Alexandre Lacazette kishte rast për gol, ndërsa në minutat vazhdim ishte radha e Helder Costas, por portieri Bernd Leno u tregua i vëmendshëm.
Në pjesën e dytë Arsenali provoi me Lucas Torreiran (61′), Hector Bellerin (71′) dhe Pierre Emerick Aubameyang (73′), por rrjeta e Rui Patrcios nuk u tund.
Në fund shans për gol kishte edhe Ruben Neves, por Leno bëri një prite të mirë. Kur të gjithë menduan se ndeshja do përfundonte me humbje të Topçinjve, në skenë doli Henrikh Mkhitaryan (86′) dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Vlen të theksohet se në minutat shtesë Wolves goditën shtyllën e portës së Lenos.
Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e pestë me 24 pikë, kurse Wolverhampton Wanderers në pozitën e 11-të me 16 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Unai Emery është kundër Bournemouthit, ndërsa Wolves ndaj Huddersfieldit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UEs0nbxWBZI
Mkhitaryan's cross escapes everyone in the box and finds the back of the net. 1-1 pic.twitter.com/NPna05xt2W
— Terje (@TerjeMediax) November 11, 2018