Arsenali vazhdon të interesohet në transferimin e Jerome Boatengut nga Bayern Munichu.
Mbrojtësi gjerman nuk po luan standard te Bavarezët, andaj në këtë verë mund të ndryshojë ambient.
The Gunners ka kohë që po tentojnë në transferimin e Boatengut, por që duhet të presin deri në afatin kalimtar veror.
Kampioni i Bundesligës ka bërë të ditur se lojtari nuk largohet në këtë afat, andaj Topçinjtë mund t’i sigurojnë shërbimet e tij në këtë afat.
Boateng ka shprehur tashmë dëshirën që të largohet nga Allianz Arena, derisa të interesuara për të janë edhe disa klube të tjera.
Arsenali vazhdo të jetë favorit për transferimin e gjermanit, kontrata e të cilit skadon qershor 2021. /Telegrafi/