Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Kolnit me rezultat 3-1 ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.
Topçinjtë krijuan shumë raste dhe luajtëm mirë në pjesën e parë, por ishin mysafirët ata që shënuan dhe shkuan në pushim me epërsi.
Ishte Jhon Cordoba, i cili shënoi supergol nga largësia në minutën e nëntnë për 1-0, duke shfrytëzuar gabimin e portierit David Ospina.
Në pjesën e dytë skuadra e Arsene Wengerit arriti të kthehet në lojë shpejt duke shënuar golin e barazimit në minutën e 50 me anë të mbrojtësit të inkuadruar Sead Kolasinac.
Në minutën e 67 Arsenali kaloi në epërsi 2-1, pasi Alexis Sanchez shënoi një supergol nga distanca.
Goli i qetësisë për londinezët për 3-1 erdhi në minutën e 82, ku shënues ishte mbrojtësi Hector Bellerin, i cili shënoi nga afërsia.
Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali në udhëtim te Bate Borisov, ndërsa Kolni e pret në shtëpi Crvena Zvezdan. /Telegrafi/